Familja e Saimir Sulës, të riut që humbi jetën në spital në Spanjë, është tronditur kur mësoi se viktimës i mungonte organi i zemrës. 33-vjeçari nga Tirana vdiq në spital ku ishte shtruar pas një infeksioni në mushkëri. Pasi ndërroi jetë, trupi i tij u soll në Shqipëri.

Por familjarët panë një shenjë ne pjesën e kraharorit dhe kërkuan ekspertizën ligjore. Ajo vërtetoi se Sulës i mungonte zemra. Menjëherë familjarët e tij kallëzuan çështjen në Prokurorinë e Tiranës. Burime nga ky institucion thanë për Vizion Plus se hetimi nisi në muajin tetor. Ndërsa është dërguar letër-porosi në Spanjë dhe pritet përgjigja zyrtare në lidhje me akuzën për trafik organesh.

Në këtë letër porosi është kërkuar që të merren në pyetje mjekët dhe stafi i spitalit ku ishte shtruar i riu. Gjithashtu është kërkuar informacion se në çfarë rrethanash  është hequr organi i zemrës tek viktima. Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje të motrën e viktimës e cila ka dhënë detaje për periudhën kur i vëllai i saj ishte sëmurë.

Saimir Sula gjatë vitit 2020 ishte shtruar në spital për një periudhë 3 mujore pasi vuante nga një infeksion për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

33-vjeçari jetonte me motrën e tij në Spanjë. Sic ben te ditur Vizion Plus, në maj të 2020 ai shkoi për test COVID-i dhe rezultoi negativ, ndërsa pak më vonë pësoi komplikacione dhe u shtrua në spital. Pak ditë para se të ndërronte jetë, ai i kishte dërguar mesazh të motrës ku i thoshte që ta nxirrte nga spitali pasi po i merrnin frymën dhe se do të vdiste.

Spitali i Barcelonës  e ka regjistruar vdekjen e tij si nga shkaqe natyrale. Por nga ana tjetër Mjekësia Ligjore në Tiranë është shprehur se e ka të pamundur që të përcaktojë shkakun e vdekjes, pasi mungon organi i zemrës.