Detaje të tjera bëhen me dije për vdekjen e turistit francez në Skrapar. I identifikuar si Claus Federic, 49-vjeç, viktima raportohet se është gjetur i pa jetë në bujtinën ku po kalonte disa ditë në qytetin e Skraparit. Pronari i bujtinës tregon se ishte ai që e gjeti trupin e të ndjerit.

 

Pasi ishte kthyer nga shëtitja e përditshme, mësohet se Federic kishte drekuar në restorantin e bujtinës dhe më pas kishte shkuar për të pushuar në dhomën e tij. Rreth orës 19:00 pronari i bujtinës ishte shqetësuar që ai nuk kishte zbritur për të darkuar si zakonisht dhe për këtë arsye ai kishte trokitur disa herë në derën e dhomës së tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasi nuk ka marrë asnjë përgjigje, pronari ka hapur me forcë derën ku po qëndronte turisti francez dhe ka gjetur trupin pa shenja jete në krevatin e dhomës.

 

Pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ka kryer edhe veprimet e para hetimore. Raportohet se nga  këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas policisë, dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale dhe shkak për vdekjen e papritur të turistit francez është bërë një arrest kardiak. Trupi i pajetë është transportuar drejt Morgut të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku edhe do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";