Ambasadorja Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Turqisë, e cila ka rënë dakord të mbështesë aplikimet e anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

 

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja shkruan se Presidenti Putin donte ta dobësonte NATO-n me luftën e nisur në Ukrainë më 24 shkurt 2022, por ai vetëm sa e ka bërë më të fortë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti Putin donte të dobësohej NATO me këtë luftë. Në vend të kësaj, NATO është më e fortë, më e bashkuar dhe në prag të zgjerimit”, shkruan Kim.