Deputeti socialist Erion Braçe ka folur me tone të ashpra nga Foltorja e Kuvendit teksa tha se deputetët dhe administrata vetë shkelin me të dyja këmbët rregullat që miratojnë.

 

Braçe vuri theksin tek mosmbajtja e maskës nga deputetët brenda sallës së Parlanentit. Ndërkohë tregoi se në lokalin brenda Parlamentit pihet cigare dhe ndonjë prej deputetëve “mendon se tymi i tij të mbron nga koronavirusi”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Masat në këtë vend nuk zbatohen më. Nuk zbatohen. Duke filluar nga kjo sallë. Këtu jemi në Parlamentin e Shqipërisë, në institucionin më të lartë të këtij vendi. Sipas rregullave që janë në fuqi, këtu duhet të mbahet maskë këtu brenda. Në sallë nuk bëhen as 5 deputetë bashkë që mbajnë maskën për tu mbrojtur dhe për të mbrojtur.

 

Po të dalësh nga këtu tani dhe të shkosh në klubin e Parlamentit, jo vetëm që s’kanë maskë por dikush mendon se tymi i duhanit që konsumohet atje të mbron nga koronavirusi. Ky është një problem akoma më i madh. Dhe kur nuk rrezatohet zbatimi i rregullave dhe i masave këtu në sallën e Parlamentit, padiskutim që as të mos kërkojë kush të zbatohen masat në çdo cep të territorit të Shqipërisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kemi vendosur një rregull këtu që duhet të jemi të gjithë të vaksinuar. Natyrisht që në këtë sallë ka të pavaksinuar, pak janë po ka. I kërkoi kush sot në mëngjes testin për të hyrë në sallën e Kuvendit? Natyrisht që jo. Nëse kjo masë nuk respektohet këtu, ku do respektohet?!” , tha Braçe.