Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, për Sokol Skurën, kandidat i LSI në zgjedhkjet e 25 prillit.

Skura, i pesti në listë në qarkun e Elbasanit, u arrestua në flagrancë pasi u kap nga policia duke drejtuar mjetin në gjendje te dehur në aksin nacional Elbasan-Librazhd.

Burime zyrtare per Vizion thanë se  42 vjecari ne testin e alkoolit rezultoi i dehur në masën 0.52-0.53 g/l.

Nisur nga fakti se sasia është e vogël dhe ai nuk ka shkaktuar dëme materiale apo lëndime në njerez, ai do të gjykohet në gjëndje të lirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë Skura ka një precedent edhe më të rëndë me kodin rrugor pasi në vitin 2015 është arrestuar pasi aksidentoi për vdekje një 17 vjecar , në Mengël të Elbasanit. Ish funksionari i PS ka qënë I akuzuarf edhe në një dosje hetimore për shpërdorim të pareve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.