Gëzim Çela, i njohur si “baroni” i drogës do të ekstradohet ditën e sotme nga Kosova drejt Shqipërisë. Më 27 shkurt, ministria e Drejtësisë njoftoi se Kosova kishte pranuar kërkesën për ekstradim.

Gëzim Çela u arrestua më 9 dhjetor të vitit të shkuar pasi doli në përgjimet e operacionit të prokurorisë, “Flakë në det”.

Nga ky aksion u godit një grup kriminal që përdorte gomone të fuqishme për të  shkëmbyer kanabis me kokainë në mes të detit.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, gjashtë trafikantët dogjën edhe velierën e tyre, për të fshehur gjurmët./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";