Ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi është arrestuar me urdhër të SPAk.

Mësohet se Berberi ka dhënë para pak ditësh dorëheqjen, edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar.

SPAK ka nisur hetimet ndaj tij rreth dy javë më parë, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.

Dyshohet se bëhet fjalë për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangte konfliktin e interesit, pak para se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ndërsa ende nuk ka një vendim për drejtorin e ri. /vizionplus.tv