Kleviol Ahmeti i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano, ndodhet prej më shumë se një muaji në burg për shkak të thyerjes së masës “arrest shtëpie”, pas sherrit me Noizyn.

 

Miku i tij, Anaid Kaloti, ka zbuluar se Gjykata e Lushnjes ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me Cllevion, duke vendosur që ai të lirohet pas 7 ditësh.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Na e dhatë fjalën dhe si burrat e mbajtën, gjykata mori vendimin: “Për 7 ditë Cllevio vjen në shtëpinë e tij. Të gjithë ju që më keni pyetur dhe të gjithë ju të tjerët që se keni besuar ju pres në Lushnje me datë 21 apo 22 ta shoqërojmë të banesa. Miss u vllai, shihemi së shpejti”, shkruan Anaidi në Insta Story.

 

Kujtjojmë se rreth dy muaj më parë, Noizy dhe babai i tij u vunë në qendër të vëmendjes mediatike, pas një konflikti që patën ndaj, Clevio Serbiano, një personazh i njohur kryesisht për videot në rrjetin social “Tik-Tok” që gjithashtu merret me muzikë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Video teksa Noizy grushtonte të riun përpara lokalit të tij në zonën e Currilave, u publikua në rrjetet sociale, dhe policia i vuri në hetim në gjendje të lirë, babë e bir. Sipas asaj që ka shkruar reperi në Instagram, gjithçka ndodhi pasi Cllevio me emrin e vërtetë, Kleviol Ahmeti, i ofendoi familjarët.