Arrest me burg me afat 35 ditë ka dhënë sot Gjykata e shkallës së parë Shkodër ndaj Eduart Kësollës i akuzuar për vrasjen e Prek Tonaj.

 

Në seancën gjyqësore, i pandehuri Kësolla nuk ka folur, ndërsa avokati i tij ka kërkuar që të sillen prova që implikojnë 30 vjeçarin. Ai ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke pretenduar se nuk ka asnjë provë që e implikojnë atë në vrasje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kësolla u arrestua 24 orë pas vrasjes së Tonajt, i cili u ekzekutua më 13 shkurt me breshëri kallashnikovi në fshatin Grudë e Re. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për gjakmarrje, ndërsa Eduart Kësolla është i biri i Pal Kësollës, i cili është vrarë në vitin 1996 nga një nga anëtarët e familjes Tonaj. Pas arrestimit, Kësolla mohoi të ishte ai autori i ngjarjes, duke deklaruar se nuk kishte qenë në vendngjarje në momentin kur ndodhi ngjarja, por nga ana tjetër hetuesit gjetën shenja baruti në duart e tij.