Pas pesë muajsh u zbardh vrasja e modeles 31-vjeçare Maleesa Mooney nga Los Angeles. Gruaja fatkeqe u gjet e pajetë në frigoriferin e shtëpisë së saj, ndërkohë që vrasësi e kishte mbyllur gojën dhe i kishte lidhur duart dhe këmbët.

Hetimi i policisë identifikoi Magnus Daniel Humphrey si të dyshuarin përgjegjës për vrasjen brutale të Mooney. Maleesa Mooney ishte motra e yllit të popit Jourdin Pauline dhe ishte modele.

“Prokurori i Qarkut të Los Anxhelosit ka ngritur akuza për vrasje kundër Humphrey”, tha policia në një deklaratë. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur marrëdhënien mes Humphrey dhe Mooney.

Vrasësi i dyshuar ishte në provë për vepra penale të drogës që nga lirimi i tij nga burgu më 7 shkurt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Humphrey është dënuar për krime të ndryshme në Minesota dhe Illinois, duke përfshirë posedimin e armëve, sulmin, sulmin seksual.

Fatkeqja Mooney, sipas motrës së saj ishte dy muajshe shtatzënë./vizionplus.tv