Nevila Pjetri është 35-vjeçarja shqiptare që u gjet e vrarë dhe e zhveshur buzë lumit në Itali.

 

35 vjeçarja Pjetri është nga Elbasani dhe prej vitesh jetonte në shtetin fqinj ku sipas mediave italiane punonte si prostitutë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës të së shtunës në zonën e La Spezias, në rajonin e Massa di Carrara.

 

Gjatë orëve të natës trupi i viktimës është pikasur nga disa turistë të cilët kanë njoftuar policinë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Karabinierët kanë konstatuar shenja të shumta dhune në trupin dhe fytyrën e të resë.

 

Dyshohet se vdekja e shqiptares ka ardhur si pasojë e një vrime pas qafe ku mund të jetë qëlluar me plumb ose mjet prerës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fillimisht u mendua se 35-vjeçarja mund të ishte vrarë diku tjetër e më pas të ishte hedhur buzë lumit por në vendin e ngjarjes u gjet një sasi e madhe gjaku.

 

Më vonë gjatë ditës së sotme, dëshmitarët thanë se për herë të fundit Nevila Prifti u pa të hipte në një makinë të bardhë pranë zonës ku u gjet e pajetë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një nga dëshmitarët e ngjarjes tregoi para hetuesve se pa një burrë të nxirrte një trup njeriu nga makina, të cilin e flaku përtokë afër një përroi dhe iku me shpejtësi që aty.

 

Nevila Pjetri nuk është e panjohur edhe për policinë shqiptare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vite më parë ajo u arrestua në Elbasan së bashku me motrën e saj  dhe dy persona të tjerë për “ushtrim prostuticioni” si edhe “mbajtja e ambienteve për prostitucion”.