Rruga e Arbrit nga Tirana deri në Klos u hap vetëm dy ditë më parë, segmenti tjetër nga Ura e Vashës deri në Qafën e Buallit po vijon të degradohet.

 

Edhe pse ky lot është përfunduar si trase që në vitin 2012, ai nuk është vënë kurrë në funksion, por ç’është më e keqja rruga po degradohet çdo ditë e më shumë. Një masiv i madh shkëmbor ka rënë në trasen e fshatit Plan i Bardhë duke e bllokuar totalisht atë. Banorët e zonës ndjehen të rrezikuar pasi lëvizin aty çdo ditë me bagëti. Banorët kërkojnë që të merren masa pasi ju rrezikohet jeta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu ky aks përdoret edhe nga subjekte që operojnë në zonë si dhe qytetar kureshtar për të vizituar Urën e Vashës. Nga ana tjetër firma e cila po ndërton rrugën e Arbrit nuk e ka marrë përsipër aksin Ura e Vashës – Qafa e Buallit për shkak të problemeve që janë në të.