Policia e Fierit ka vënë në pranga 59 vjeçari me iniciale K.G, i cili u kap duke lëvizur me heroinë.

 

Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se 59 vjeçari u arrestua pas një kontrolli fizik në qytetin e Fierit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 59 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë.