Ani Begaj, i shpallur në kërkim si një nga autorët e Masakrës së Çoles në Vlorë, u arrestua nga policia. Begaj ishte duke lëvizur së bashku me kushëririn e tij Elton Begaj me makinë në zonën e Lungomares. Por pasi panë postbllokun e policisë, ata u larguan me shpejtësi drejt lagjes “Pavarësia”. Arratia e tyre nuk zgjati shumë, pasi u kapën në një rrugicë nga agjentët.

 

Gjatë kontrollit në makinën e tyre policia gjeti dhe dy armë zjarri pistoletë, të cilat u sekuestruan.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ani Begaj prej 7 vitesh ishte në kërkim. Ai është dënuar me 35 vite burg në mungese nga gjykata si autor i dyshuar i masakrës së Çoles, së bashku me Bertil Aliajn. Ndërsa autori tjetër i krimit, Aleksandër Llanaj po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2015, ku pas një konflikti në një kazino mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Masakra e Çoles ka nxitur një seri vrarjes përgjatë këtyre viteve të fundit në qytetin e Vlorës, shumica prej të cilave ende pa autor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";