Shefi i një stacioni metroje në Athinë është sulmuar brutalisht nga dy të rinj, vetëm sepse u kërkoi atyre të vendosnin maskën.
Në pamjet që qarkullojnë në mediat greke duket momenti kur punonjësi qëllohet me shkelma dhe grushta, ndërsa ai qëndron i shtrirë.
Ngjarja është filmuar nga një kalimtare, ndërsa kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin dhe policia është shprehur se arrestimi i tyre është çështje kohe.
Sulmi ndodhi gjatë rrugës nga Anthoupolis për në Omonia, kur punonjësi u kërkoi dy pasagjerëve që të vendosnin maskat.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Dy të rinjtë fillimisht e fyen dhe e kërcënuan përgjegjësin e stacionit Stasy dhe sapo zbritën në Omonia, ata e ndoqën dhe e sulmuan.
