Kevi Muçllari, 27-vjeçari, i cili u arrestua disa ditë më parë pas sherrit me një prej këshilltarëve bashkiakë të Bashkisë së Pogradecit është liruar ditën e sotme nga Gjykata e Korçës.

Sherri nisi në momentin që Muçllari së bashku me disa banorë të Çërravës kundërshtuan dhënien me qira të tokave të tyre, veprim i miratuar nga këshilli bashkiak.

Pas përplasjeve verbale, ai u konfrontua edhe fizikisht me një prej këshilltarëve të bashkisë.

Në një prononcim për mediat, avokati i tij, Endri Çela, theksoi se klienti i tij nuk ka kryer veprime dhune me qëllim ndaj detyrës, por ka reaguar emocionalisht pas një shtyrjeje nga një person tjetër gjatë konfliktit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çela shtoi se vendimi i gjykatës mbështetet edhe në pamjet filmike dhe se Kevi Muçllari ka kërkuar falje për përdorimin e një fyerjeje ndaj këshilltarëve, duke theksuar se ka vepruar për të ndihmuar banorët.

“Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore për vleftësimin e arrestimit dhe masës së sigurisë në ngarkim të shtetasit Kevi Muçllari. Gjykata vendosi që të vlerësohet i paligjshëm arrestimi i tij dhe të mos caktohet asnjë masë sigurimi në drejtim të tij sepse në vlerësimin tërësor të gjithë situatës, gjykata arriti në konkluzionin që nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm për kryerjen e veprës penalë të “goditjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i kodit të proccedurës penale. Organi i akuzës kërkoi të vlerësohej i ligjshëm arrestimi në flagrancë dhe të caktohej masa e sigurimit detyrim paraqitje. Qëndrimi jonë ishte të vlerësohej i paligjshëm arrestimi për shkak sepse nuk ishim në kushtet e goditjes për shkak të detyrës, pasi nuk kemi goditje por një shtyrje të përbashkët me personin tjetër të përfshirë në konflikt. Së dyti kjo nuk lidhej me detyrën, pasi ka patur një shtyrje nga personi tjetër dhe më pas ka reaguar Kevi Muçllari. Ky qëndrim e bindi dhe gjykatën, shoqëruar dhe me pamjet filmike dhe arriti në konkluzion. Fillimisht Kevi ishte i ngarkuar dhe qëndrimi që mbajti në gjykatë ishte duke thënë “Unë nuk jam kriminel. Mbajta një qëndrim që e besoj, pra kam qenë në ndihmë të banorëve dhe kërkoj falje për përdorimin e një fyerje në drejtim të këshilltarëve.”. Kevi nuk ka shkuar për të përdorur elementë dhune deri në momentin kur u gjet përballë një shtyrje dhe ka reaguar i ndikuar emocionalisht për shkak të situatës së krijuar. Do vlerësojmë situatën në vazhdim. Çështja nuk është pushuar pasi organi i akuzës e ka të drejtën për apelim por deri në këtë moment proccedurial ky është qëndrimi i gjykatës. Secila prej palëve mund të bëjë ankim por ne s’do e bëjmë pasi u vendos ajo që kërkonim”, tha avokati.