Ka ndërruar jetë e moshuara e cila u dëmtua në ashensorin e QSUT.

 

Mësohet se 80 vjeccarja ka humbur jetën përshkak të frakturave që ka marre në kafkë nga mbyllja e derës së ashensorit. Kujtojmë se në orët e vona të 15 majit 2022, pësoi një defekt ashensori i spitalit “Nënë Tereza”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në atë mbrëmje rreth orës 23:30, në katin -1, punonjësi shëndetësor K. D., duke transportuar me barrelë V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti të ashensorit kanë përfunduar në katin e nëndheshëm të spitalit dhe janë lënduar.
Si pasojë e defektit të ashensorit mbeti e lënduar në kokë pacientja 80 vjeçare e cila është dërguar për mjekim më të specializuar tek Spitali i Traumës, teksa ka humbur jetën.

 

Pas ngjarjes policia ka proceduar në gjendje të lirë teknikun e ashensorit Ermal Braja dhe administratorin e firmës së ashensorëve Ardian Sulollari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";