Një ditë pasi SPAK e shpalli në kërkim ndërkombëtar, ish prokurori i Përgjithshë, Adriatik Llalla ka kërkuar pezullim ekzekutimi të vendimit që e dënon me dy vite burg.

Kjo kërkesë e paraqitur nga avokati i tij është depozituar dhe do të hidhet në short në ditët në vijim. Ish-kryeprokurori shqiptar u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata, me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode.

Ai është arratisur nga Shqipëria dhe për këtë SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";