Ndonëse zona e Dibrës është plot me burime ujore për shkak se rrethohet nga malet, qytetarët e Peshkopisë po përballen me mungesën e ujit të pijshëm gjatë këtyre ditëve të nxehta gushti.

 

Banorët ankohen se të paktën në dy javët e fundit, uji i pijshëm shkon në çezma nga 20 minuta deri maksimumi një orë në ditë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata thonë se kjo situatë nuk ka ndodhur ndonjëherë, ndërsa me investimin e ri që i është bërë ujësjellësit, jo më larg se dy vite më parë, do duhej që banorët të kishin ujë 24 orë.

 

Na duhet të presim deri në 48 orë që të mbushin ujë për ta patur për pirje në banesat tona.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I kontaktuar nga Vizion Plus drejtori i Drejtorisë Rajonale të Ujësjellësit për Qarkun Dibër, Marjo Bakalli, tha se shkak i orarit të kufizuar të furnizimit me ujë është rënia e prurjeve në burim. Sipas tij, ekipet po verifikojnë edhe nëse ka problematika të tjera rrjeti që mund të kenë sjellë mungesën e ujit.

 

Peshkopia e merr ujin nga bjeshkët e Gramës e malin e Korabit dhe investimi i ri besohej se do të kishte parashikuar edhe zgjidhjen e furnizimit në rast të uljes së prurjeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por mesa duket, përgjigjja e vetme për dibranët e mbetur pa ujë është të presin shirat e vjeshtës.