Partia e Lirisë ka denoncuar ditën e sotme ujësjellësin e Memaliajt.

 

Në një dalje për mediat, së bashku me kreun e kësaj partie Ilir Meta, deputeti Petrit Vasili tha se Rama dhe Çuçi nisën më 7 prill të 2021-shit punimet për këtë ujësjellës, pa u shpallur më parë fituesi i tenderit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Bëhet fjalë për ujësjellësin e Memalijat dhe fshatrave, Investim mbi 4 mln euro, i cili është bërë publik gjoja fillimi i punimeve, më 7 prill të 2021-shit. (transmetohet një kronikë ku shihte Çuçi dhe Rama). Tenderi përkatës është 4 mln. Por çka ndodhur? Kryeministri, hajdut dhe grabitqar, inauguron nisjen e punimeve ne një ujësjellës që nuk ka mbaruar akoma. Ky është skandali, pjesa më rëndë, ku shqiptarët duhet ta kuptojnë. Tenderi, data 9 prill shpallej fituesi, kurse kryeministri në 7 prill shkoi dhe nisi punimet. Kontrata që lidhet për të filluar punimet, u nis në 9 qershor, dy muaj e gjysmë më vonë.”, tha Vasili.