Qeveria ka rishqyrtuar projektligjin për studentët e mjekësisë dhe ka marrë në konsideratë udhëzimet e Kushtetueses.

Disa muaj më parë Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e disa neneve te  ligjit “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “ .

Kushtetuesja kundërshtoi afatin 5 vjeçar, duke e konsideruar joproporcional, pasi duke u nisur nga eksperienca e vendeve të tjera, ky afat nuk tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve. Prandaj u gjykua që të rishikohen edhe afatet e tjera 3-vjeçare dhe 2-vjeçare të përcaktuara në të njëjtin nen.

Për rrjedhojë qeveria ka bërë disa ndryshime në ligjin për studentët e mjekësisë, ligj i cili i ndalon ata të ikin nga Shqipëria pesë vite pas mbarimit të studimeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me ndryshimet e reja në projektiligj, qeveria ka ndryshuar afatin kohor që detyron studentëtë të qendrojnë në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Nga pesë vite punësim me detyrim në Shqipëri për studentët e vitit të parë, qeveria ka shqyrtuar që ta ulë me dy vite duke e çuar kështu në tre vite.

Ndërsa për studentët e vitit të dytë deri në vitin e katërt detyrimi për të dhënë kontributin ulet nga 3 vite në 2 vite, ndërsa ata që ishin në vitin e pestë dhe të gjashtë të studimit parashikohej detyrimi 2 vit, kufizim i cili minimizohet në 1 vit./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";