Ura e Zogut, e njohur ndryshe si Ura me Harqe, e shpallur monument kulture, vijon të përballet me rrezikun e shembjes, pavarësisht ndërhyrjeve të pjesshme të kryera vitet e fundit.

Një strukturë metalike është vendosur në njërën prej këmbëve të saj për ta stabilizuar, por kjo masë mbetet e pamjaftueshme për të garantuar qëndrueshmërinë e urës.

Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore, Lezhë, Paulin Zefi, ka theksuar se nevojitet një ndërhyrje më e plotë dhe profesionale për ta shpëtuar urën nga degradimi i mëtejshëm.

Ura e Zogut është një nga ndërtimet më të veçanta të periudhës së Mbretërisë Shqiptare, e njohur për harqet karakteristike dhe rëndësinë që ka pasur në lidhjen e zonave përreth.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktualisht, ajo vazhdon të jetë një nga simbolët më të çmuar të trashëgimisë kulturore në vend, por njëkohësisht edhe një nga më të rrezikuarat.

/vizionplus.tv