Në komisionin e Sigurisë ka pasur debate mes deputetëve të PS-së dhe të PD-së, në lidhje me urimin e publikuar nga deputeti i PS-së, Bujar Çela me foton e Enver Hoxhës për festën e Pavarësisë.

 

Deputeti demokrat Ervin Salianji kërkoi që të distancohen nga fyerjet për viktimat e komunizmit, ndërsa deputeti kryetari i Komisionit Nasip Naço tha se do të thirret këshilli i etikës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ervin Salianji: Të distancoheni për fyerjet e viktimave të komunizmit. Duhet të kërkoni ndjesë fillimisht dhe më pas vazhdojmë me rendin e ditës. A keni ju distancim apo ndjesë si kryetar?

 

Nasip Naço: Unë u përpoqa të fshija të gjitha komentet. Në momentin që nuk arrita të fshija të gjithë komentet e kam nxjerrë nga grupi. Me pas do të bëhet një koment në komisionin e etikës dhe më pas mund të merret ndonjë lloj vendimi. Kështu që kjo nuk ka të bëjë me procedurën. Por pa dëgjuar atë zotërinë e Komisionit të Etikës nuk kam cfarë bëj unë. Sa më takon mua kam bërë tërheqje vëmendje edhe pse deputeti socialist nuk është anëtar i këtij komisioni.
Po ju them që në fillim, drejtori i përgjithshëm i policisë të përgjigjet përgjithsësisht siç i takon pas pyetjes së bërë nga ju

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";