Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia në Malësinë e Madhe, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjetën dhe sekuestruan edhe një sasi municionesh luftarake.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin V. D., 42 vjeç, banues në fshatin Vakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";