“Vajza ime bleu një biletë vdekjeje”, theksoi me zemërthyer Alma Lata, nëna e 20-vjeçares Klaudia, e cila vdiq një vit më parë, kur dy trenat u përplasën në Tempi.

Zonja Lata, siç raporton larissanet.gr, e vetmja gjë që kërkon është që përgjegjësit e tragjedisë të gjykohen dhe nëse shpallen fajtorë të kthehen pas hekurave.

Ajo thotë se tre ditë pas tragjedisë, trupin e Klaudias ia sollën me qese të zeza, pasi i kishte mbetur vetëm hiri.

“Sot është dita më e vështirë e jetës sime, zija është e madhe, na mungon shumë. Kisha një shpresë si një nënë për ta gjetur të gjallë, por tre ditë më vonë ma sollën me një thes të zi… Na e dogjën fëmijën dhe na e dhanë në një kuti hiri “.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo thotë se vajza e saj kishte frikë të përdorte autobusin dhe preferonte hekurudhën sepse mendonte se ishte më e sigurt.

“Kam humbur një doktoreshë, ajo ishte e mrekullueshme, ajo arriti shumë lart dhe nuk mund të kthehet më”, thotë ajo për Klaudian.

Klaudia Lata, një nga 57 të vdekurit e asj natë fatale, ka lindur në Larisa, ndërkohë që kishte marrë nënshtetësinë greke.

Studente e shkëlqyer, ajo arriti në Departamentin e Mjekësisë dhe studioi në Shkollën e Mjekësisë të AUTH-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo ishte në tren duke u kthyer në shkollën e saj nga Patras./vizionplus.tv