Serbia renditet ndër shtetet e botës që po çojnë përpara më së miri fushatën e imunizimit të qytetarëve ndaj koronavirusit. Kryeministrja, Ana Brnabic, e intervistuar nga CNN, ka treguar disa nga “sekretet” që shteti i saj ka përdorur për të arritur në këtë pikë.

Sipas saj, në sigurimin e dozave nuk është parë vendi nga ishte prodhuar, Rusia apo Kina, por mjaftonte që vaksina të ishte e sigurtë dhe efikase.

Brnabic nënvizon se imunizimi ndaj Covid-19 është çështje numër 1 për njerëzit përreth botës, dhe s’ka të bëjë me gjeopolitikën, por lidhet me shpëtimin e jetëve.

“Vendosëm që të negocionim drejtpërdrejtë me prodhues të ndryshëm dhe jo ta trajtonim këtë si çështje gjeopolitike, por ashtu siç është, një çështje shëndetësore, duke u munduar që t’i sillnim vaksinat sa më shpejt në Serbi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prandaj ne jemi ndër vendet e para në botë që firmosëm kontrata me Pfizer dhe ishim shteti i dytë në Europë që morëm vaksinat e Pfizer në mesin e dhjetorit, pas Mbretërisë së Bashkuar”, tha ajo

Sa i përket aprovimit të ndonjë vaksine për përdorim, kryeministrja serbe tha se pret që përpara ta bëjë një shtet tjetër, ndërsa qeveria e saj ka trefishuar standardet për këtë proces.

E pyetur nga CNN lidhur skepticizmit që mund të kenë qytetarët për vaksinat e prodhuara nga vende të lindjes, ajo dha këtë përgjigje:

“Qytetarët tanë e dinë se janë të sigurta, dhe po aplikojnë në shumicë për të marrë njërën nga vaksinat që është e disponueshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vaksina kineze, Sinofarm, është më e kërkuara, kjo edhe nga fakti që kemi doza të saj me shumicë. Mbrëmjen e kaluar pritëm një dërgesë prej 500 mijë dozash të vaksinës kineze.”

Lidhur me kufizimet, Brnabic tha se është munduar gjithmonë të gjejë mesin e artë duke marrë parasysh gjendjen në spitale, por edhe atë emocione të qytetarëve si dhe të ekonomisë.