Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se deri më 26 Shtator, me një dozë të vaksinës kundër COVID-19 janë vaksinuar 46.9% e popullatës mbi 18 vjeç. Tek personat mbi 40 vjeç përfshirja me një dozë të vaksinës është 55%, kurse tek grupmosha 18 – 39, është 31%.

Ohri me 63.9% është qyteti me më shumë të vaksinuar me dozën e parë, kurse Kumanova, Dibra, Gostivari, Strumica, Vinica, Kratova dhe Radovishi janë në fund të listës me mesatare 30 deri 40% të vaksinimeve.

Nga e Hëna, nisi vaksinimi me dozën e tretë, ku Komiteti për Imunizim rekomandoi që ta marrin qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit e shëndetësisë dhe të sëmurit kronik. Gjatë se Hënës, me dozën e tretë përforcuese janë injektuar 69 qytetarë.

Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të MSH-së, deri tani janë aplikuar mbi 1.5 milionë vaksina, prej të cilëve mbi 721 mijë kanë marrë dy doza të vaksinës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konform të dhënave të autoriteteve të shëndetësisë, në vend janë 12.017 raste aktive me koronavirus. Shkupi, Kumanova e Tetova janë në krye të listës me raste aktive. Deri tani, 6.607 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19.