Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe ish-zyrtarëve të tjerë.

Seancën e kaluar u paraqit ekspertiza e re nga SPAK, e cila e ka përllogaritur dëmin për projektin e promenadës bregdetare.

Prej 27 shkurtit Dako ndodhet në “arrest shtëpie” pasi iu ndryshua masa e sigurisë, për tejkalim të afateve të paraburgimit.

Ankimi i SPAK për rikthimin e tij në qeli u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vangjush Dako nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të mërkure ku merret zyrtarisht i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste./vizionplus.tv