Partia e Lirisë i ka kërkuar zyrtarisht Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që t’i vendosë në dispozicion dokumentacionin që autoriteti për hapjen e dosjeve, ka dorëzuar për ish-Presidentin Ilir Meta.
Kërkesa për informacion është hartuar nga deputeti i kësaj force politike, Petrit Vasili, i cili vë në dukje se çdo deputet ka të njëjtat të drejta si kryetarët e grupeve të cilët u njohën me dosjen një dite më parë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Vasili nuk i ka kursyer akuzat ndaj mënyrës se si reagoi Kryetarja e Kuvendit, ndaj Ilir Metës.
“Keqpërdorimi dhe shpërdorimi skandaloz i Kuvendit të Shqipërisë duke e vendosur atë në funksion të skenarëve të neveritshëm politikë të ndërtuar me regji të qeverisë, ju ngarkon me përgjegjësi të rëndë.” – shkruan deputeti Vasili.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
