Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 32 vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin e rëndë me humbjen e jetës së 17 vjeçarit.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, ndërsa 32 vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Gjate seancës i akuzuari ka kërkuar falje për ngjarjen. Ndërkohë jashtë gjykatës të pranishëm kanë qenë edhe familjarë të 17 vjeçarit që humbi jetën në aksident.

Ndërkohë jashtë gjykatës, daja i 17 vjeçarit Partiot Deraj ka kërkuar ashpërsim të ligjit, teksa aksidentin e nipit të tij, ai e cilëson si vrasje me dashje dhe jo shkelje të rregullave të qarkullimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Unë jam daja dhe këtu jam bashkë me familjarët. Vërtet ai e ka marrë atë që meriton, por kërkojmë nga drejtësia të ashpërsohet ligji. Ai nuk është aksident por vrasje me dashje. Të ecësh në bulevard me 200 km/h dhe dy testet e alkoolit që i janë bërë të dalin pozitiv, për neve është e pabesueshme. Të ashpërsohet ligji. Mos ngelet me shkelje të qarkullimit rrugore, por vrasje me dashje”, tha daja.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së të martës në bulevardin kryesor të qytetit, ndërsa 17 vjeçari kthehej nga puna drejt banesës së tij./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";