Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të dy elektriçistëve që humbën jetën tragjikisht sot në Lazarat.

Përmes një postimi në “Facebook”, Çuçi shkruan se ikja e dy punonjësve të OSHEE-së nuk lë boshllëk vetëm tek familjet e tyre, por edhe tek kolegët dhe të afërmit.

“Më i trishtë se kaq s’kishte si të niste ky mëngjes në Gjirokastër, pas aksidentit tragjik që iu mori jetën dy elektriçistëve të OSHEE. Një ngjarje e rëndë që të le pa fjalë. Shpreh ngushëllimet për familjet Isaraj dhe Kallfa për humbjen e madhe e të parakohshme që pësuan. Ikja e Ismetit dhe Selfos lë një boshllëk te familjet e tyre, por edhe te kolegët dhe te ata që i njohën për vite me radhë këta dy profesionistë të papërtuar për t’iu ardhur në ndihmë banorëve”, shkruan ministri.

Punonjësit e OSHEE ishin duke inspektuar zonën lindore të luginës, pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike. Ata kanë dashur të kalojnë nga njëri kah në tjetrin por si duket lumi ka pasur shumë ujë dhe makina nuk e ka vijuar dot lëvizjen e si pasojë është përmbysur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";