Policia e Korçës ka dalë me reagimin zyrtar për vdekjen e 20-vjeçarit Mateo Llabani.
Policia thotë se i riu është nisur me urgjencë drejt spitalit të Korçës mbrëmjne e djeshme në gjendje të rëndë shëndetësore.
Arresti kardiak mund të jetë shkak për ngjarjen e rëndë sipas bluve, të cilët bëjnë me dije se në trupin e 20-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Devoll/Informacion paraprak
Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se për shkak të një arresti kardiak, ka shkuar në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi M. Ll., 20 vjeç, banues në Bilisht, i cili më pas ka humbur jetën.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Nga këqyrja paraprake e trupit të 20-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.