Ish deputetja Rudina Hajda ka rrëfyer në Vizionin e Pasdites, detaje të vështira në jetën e saj personale dhe larg politikës.
Hajdari u kthye shumë pas në kohë dhe kujtoi kohën kur nëna e saj ishte shtatëzënë me fëmijën e tretë, por gjininë e fëmijës babai i saj i ndjerë nuk e mori vesh asnjëherë.
Ajo tha se Azem Hajdari nuk donte ta dinte gjininë deri sa fëmija të vinte në jetë, e duke mos e arritur këtë moment, nuk e mori vesh asnjë herë se çfarë ishte foshnja që do të lindte.
Për mamanë ka qenë një periudhë e bukur, sepse mamaja pas shumë vitesh që na kishte ne dy fëmijë arriti të kishte edhe një fëmijë tjetër. Kjo ishte një periudhë e bukur për të dy. Ajo që ishte një detaj i vogël, babai nuk e dinte se do kishte vajzë apo djalë. E mbajtëm sekret sepse nuk donte ta dinte, dhe faktikisht ai nuk e mori vesh asnjë herë nëse do kishte një vajzë apo një djalë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";