Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është “zhveshur” nga kostumi i politikës dhe ka folur për jetën e tij personale dhe djalin 4-vjeçar Kajan.

 

Në një intervistë për emisionin Studio Sport përballë moderatores Vilma Masha, Veliaj tha se thirrjen më të bukur në telefon e merr nga i biri i tij, i cili përdor telefonin e Ajola Xoxës ose gjysheve për të komunikuar me të atin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prezenca e djalit, e ka bërë kryebashkiakun më të ndjeshëm ndaj gjeneratës së re, që janë fëmijët.

 

Tani që ka zbuluar që telefoni I mamit dhe gjyshes së vet ka dhe video I bie. Unë sa e shoh që Ajola ose Shqipja dhe Bona me video e kuptoj që është çuni dhe pyet :”Babi ku je”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bërtet me zë të lartë ngaqë mezi dëgjohet se unë mund të jem në një aktivitet. Ajo thirrje është gjëja më e bukur e ditës time.

 

Mund të fokusohesh te zgjedhjet e ardhshme ose tek gjenerata e ardhshme. Dhe unë besoj se është më mirë të fokusohemi te gjenerata e ardhshme sesa tek zgjedhjet. Në këtë sens, nuk kemi lënë asnjë betejë pa bërë për fëmijët, po tani që është çuni jam bërë edhe më i ndjeshëm, sepse them që unë edhe një mandate e kam këtë punë dhe dua që kur të rritet ai të ndihet krenar që unë i bëra këto beteja”, tha Veliaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";