Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka listuar disa nga arritjet e Bashkisë së Tiranës në dy mandatet e para në drejtimin e tij. Në një intervistë në Vizion Plus, Veliaj renditi çerdhet dhe kopshtet si një nga arritjet kryesore duke theksuar se sot ato janë të kërkuara 11 herë për një vend.

Kryebashkiaku u ndal edhe te ndërtimi i shkollave në kryeqytet ndërsa njoftoi edhe lotet e fundit që pritet të përfundojnë.

“Unë besoj se çerdhet dhe kopshtet e Tiranës janë absolutisht arritja jonë më e madhe. Çerdhet dhe kopshtet e Tiranës sot janë të kërkuara 11 herë për një vend. Sot subvencionohet nga bashkia në raportet 7 me 1. Për çdo një lekë që paguhet nga prindërit, shtatë janë të bashkisë. Edhe unë besoj që kushdo që i pare, ka një histori suksesi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot lista e shkollave të Tiranës është vërtetë gjerdani ynë i krenarisë. Ka ende një lot të fundit për të bërë janë dy shkollat në Astir, janë dy shkolla te Liqeni i Thatë, dhe dy shkolla në Sauk. Kush ka bërë 40 shkolla i bën edhe këto të fundit. Ndërkohë që ata që nuk ndërtuan një shkollë është më e vështirë”, tha Veliaj.

 

Veliaj u ndal edhe te projektet infrastrukturore në kryeqytet. Theksin ai e vuri te Piramida, që nga një hapësirë për izolimin do të kthehet një hapësirë drejt hapjes së punëve të reja digjitale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot Tirana ka një shesh që ka fituar hapësirën më të bukur urbane për Europën në vitin 2018, një vit më pas fitoi çmim, Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës është kthyer në super atraksion. Shtëpia Kadare dhe shtëpia e Dritëro Agollit po ashtu.

 

Piramida nga një institucion ose nga një hapësirë për izolimin do të jetë hapësira më e madhe drejt hapjes, ndaj punëve të reja siç janë punët digjitale dhe të një prone totalisht të transformuar në zemër të Tiranës e dedikuar për të rinjtë dhe të ardhmen, jo një muze për të kaluarën. Ajo që do të bëhet me parkun të Farkës ku do të hapet një hapësirë e re, ku praktikisht do të kemi dy polmonde të mushkërive të Tiranës, parku i Liqenit të Tiranës dhe parku i Liqenit të Farkës, hapja e tregut Agro-Ushqimor për të thyer monopolin e shumicës private dhe për të ulur çmimet për qytetarët. Fillimi i punëve për kopshtin Botanik siç bëmë me kopshtin Zoologjik”, tha Veliaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryebashkiaku shtoi se bashkia është siguruar për çdo stacion të jetës së njeriut e deri te ditët e fundit të jetës. Ai u shpreh se sot Tirana ka më shumë pastërti dhe është më e vizituar, por theksoi se ditët më të mira, kryeqyteti i ka përpara.

 

“Unë besoj që ne kemi siguruar që në çdo stacion të jetës së njeriut nga lindja ku ti fillon me çekun e bebes dhe një paketë për të ndihmuar ditët e parë deri te dita e fundit ku ne kemi sistemuar varrezat e Tufinës dhe Sharrës si kurrë më parë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetëm fakti që sot mjafton të hapësh një aplikacion për ajrin e Tiranës, pastërtia është gjëja për të cilën ndihem më krenar. Tirana është sot më e pastër, më e vizituar dhe po pëson një bum turistik. Po unë prapë besoj që ditët më të mira i kemi përpara”, u shpreh ai.