Kryesia e PS vendosi që Erion Veliaj të jetë sërish në krye të drejtimit të PS të Tiranës për katër vitet e ardhshme.

 

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri argumentoi se kjo zgjedhje është në funksion të objektivave politik që kjo forcë ka.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ju e dini që PS e Tiranës gjithmonë ka pasur një rregullim të posaçëm. Kryesia e partisë kështu e ka gjykuar dhe mendojnë se është moment I duhur që z. Veliaj si kryetar i PS së Tiranës të bëjë dhe dejtuesin politik dhe është më e natyrshme në rolin e tij për ta kryer këtë funksion dhe njëkohësisht ai është I pari që e ka filluar procesin e përzgjedhjes së kryetarëve të partive në njësitë vendore nëpërmjet një procesi të ngjashëm si ajo që organizoi grupi I punës I drejtuar nga z. Klosi. Kështu që mendoj se kjo është një zgjedhje e jona gjithmonë në funksion të objektiva politik, aq më tepër që kryetari I Bashkisë së Tiranës për peshën që ka dhe rregullimin e posaçëm që e ka pasur Tirana në traditë, kryesia e partisë ka menduar që kjo është zgjidhja më e mirë”, deklari Gjiknuri.