Bashkia e Tiranës ka nisur dëgjesat për projekt-buxhetin e vitit 2022. Në takimin me të rinjtë, kryebashkiaku Erion Veliaj vuri në dukje se për ta buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i madhi.
ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Ky është ndoshta buxheti më i madh i akorduar ndonjëherë për rininë nga Bashkia e Tiranës. Kemi parashikuar një listë prej 1000 aktivitetesh dhe me gjithë këto hapësira që ka Tirana, do të kemi edhe 10 aktivitete në ditë, që s’i ngjajnë fare njëri-tjetrit, por që qyteti të gëlojë”.
Theksin kreu i bashkisë e vuri edhe tek mbështetja buxhetore për të shtuar disa qendra të tjera teknologjike në Tiranë, përveç Tumos dhe Piramidës.
ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“E shoh të mundur të bëjmë disa qendra teknologjike nëpër Tiranë. Bashkë me kolegët e TUMO-s kemi parë kampusin e ri, që po bëjmë te Universiteti Bujqësor. Aty mund të bëjmë një degë satelit, ashtu si shumë universitete kanë një kampus më të vogël. Në vend që të vijnë 100 nxënës nga Kodër-Kamza në qendër të Tiranës, mjafton të shkojnë dy instruktorë atje.”
Në janar sipas Veliajt do të hapet edhe shkolla e teknologjisë “Holberton”.