Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka votuar sot i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa, në qendrën e votimit te Parku Olimpik.

 

Në një prononcim për mediat Veliaj ka falënderuar të gjithë kandidatët për fushatën e qetë, si dhe KQZ-në për vendimin për çështjen e identifikimit elektronik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjithmonë duhet të prevalojë e drejta e qytetarëve për të votuar. Më vjen mirë që prevaloi kjo e drejtë. Ftesa për të gjithë qytetarët është që të rikthehen në qendrat e votimit, të gjithë të dalin të votojnë për të ardhmen. Janë fatet e qytetit për katër vitet të ardhshme, janë projektet e qytetit në lojë. Mezi pres ta çoj këtë proces me qetësi. Dua të falënderoj të pestë kandidatët e tjetër, sukses dhe shëndet. Në përgjithësi kjo ka qenë një fushate e qetë dhe të vazhdojmë kështu dhe të dalim faqebardhë”, tha Veliaj.