Kupa Europiane e Shahut e cila po zhvillohet për herë të parë në vendin tonë, ka sjellë në Shqipëri legjendën Garry Kasparov. Ish kampioni rus i shahut u prit në një takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili kujtoi qëndrimet e mëhershme të Kasparovit si aktivist, por edhe si mbështetës i Ukrainës.

 

 

Garry Kasparov

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ish-kampion shahu

“Të falënderoj për qëndrimet e tua. Për shumë prej nesh, që kemi qenë studentë në vitet 2000-2001 dhe kemi lexuar shkrimet e tua, ju keni qenë zëri i parë i fortë që tregoi se ç’përfaqëson Rusia, Putini dhe filozofia e një perandorie të mbetur në tentativë. Në një shenjë miqësie dua t’ju dhuroj ‘Çelësin e Qytetit të Tiranës’, për respektin që kanë jo vetëm sportistët, por edhe aktivistët, për rolin tuaj, si simbol i një dere, zemre dhe mendje të hapur, për t’ju kujtuar se do të keni gjithmonë një shtëpi në Tiranë, ku e duan sportin dhe aktivizmin tuaj të jashtëzakonshëm”, u shpreh Veliaj.

 

Garry Kasparov vlerësoi mbështetjen dhe kontributin e Tiranës për  Ukrainën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Asgjë nuk më jep më shumë kënaqësi se sa kur shoh se si qyteti që dikur jetoi në errësirë, i izoluar nga pjesa tjetër e botës, tani po tregon pasion për të promovuar lirinë. Jam i lumtur për mbështetjen që i keni dhënë popullit ukrainas sepse Ukraina është tashmë në vijën e parë të kësaj beteje të pambarimtë, midis lirisë dhe terrorit. Këtu, në Tiranë, ndihem mes miqsh!, tha Kasparov.

 

Garry Kasparov është një zë kritik i Putinit për më shumë se një dekadë, duke udhëhequr opozitën pro-demokratike në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";