Bashkia e Tiranës do të kontribuojë në dy prej komunave shqipfolëse, në Tuz dhe në Preshevë, me dy parqe publike në qendrat e qyteteve.

 

Projektin e zbuloi Erion Veliaj, gjatë pritjes së kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne duam të jemi pjesë e suksesit tuaj, ndaj kemi vendosur që edhe në Tuz, por edhe në Preshevë, të bëjmë një financim për një park publik; pra, për një zonë qendrore të qytetit, si një dhuratë nga Tirana, si një mënyrë për të lënë një shenjë të përbashkët dhe për të qenë kontribues në suksesin tuaj.

 

Gjeloshaj, zbuloi po ashtu se gjimnazi “Arben Broci” në Tiranë do të binjakëzohet me gjimnazin e Tuzit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne kemi sot edhe një binjakëzim ndërmjet dy shkollave, gjimnazit të Tuzit dhe një gjimnazi këtu në Tiranë, dhe të gjitha këto janë mesazhe se jemi një dhe do të vazhdojmë bashkë në zhvillimin e vendeve tona”

 

Bashkëpunimi për të afruar edhe më shumë të rinjtë e dy qyteteve ishte gjithashtu në fokus të takimit mes Veliajt dhe Gjeloshajt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";