Në parkun Olimpik të Tiranës u prezantua sot strategjia e zhvillimit të Tiranës në 5 vitet e ardhshme.

 

Me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe disa prej drejtuesve të sektorëve kryesorë të Bashkisë së Tiranës u ndalën në disa prej fushave më të rëndësishme ku është investuar dhe ku do të fokusohet puna në planin e ri strategjik zhvillimor të kryeqytetit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Krenaria ime më e madhe, – tha Veliaj, – janë shkollat, kopshtet dhe çerdhet e reja që kemi ndërtuar në Tiranë. Janë investime që do t’i ngelen qytetit edhe për 100 vitet e ardhshme. Por, jam krenar edhe për faktin se kemi investuar te dija, si i vetmi aset që nuk na e merr dot askush.”

 

Në Tiranë tha ai, janë ndërtuar mbi 40 shkolla, ndërsa në shtator pritet të hapen edhe disa shkolla të reja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa prej ndërhyrjeve kryesore në infrastrukturën arsimore dhe atë të inovacionit:

Arsimi:

– 40 shkolla të reja dhe rikonstruktuar 36 të tjera;
– 20 kopshte të rinj dhe rikonstruktuar 34 të tjerë;
– 9 çerdhe të reja dhe 22 të rikonstruktuara;
– 4 biblioteka të rikonstruktuara;
– 25 shkolla të Tiranës janë kthyer në hapësira të hapura për komunitetin;
– Ndërtuar 13 godina të reja konviktesh;
– Janë rehabilituar 16 konvikte ekzistuese;
– Karta e Studentit me mbi 2,200 shërbime, abone falas dhe 50% të kostos së konviktit.

Inovacioni

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Piramida e cila hap dyert këtë pranverë, do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë së inovacionit dhe digjitalizimit. Aty do jetë shtëpia e re e TUMO-s që tashmë ka regjistruar 2,200 nxënës, 670 prej të cilëve kanë përfunduar nivelin e parë dhe të dytë të njohurive.
– Akademia e Kodimit ku bashkia ka dhënë të paktën 1,500 bursa për fëmijët e familjeve në nevojë;
– Shkollat e reja me laboratorë digjitalë, (klasat e kodimit që në klasën e parë fillore);
– 8 Bibliotekat e qytetit të rivitalizuara, sot shërbejnë si Qendra Komunitare dhe të Teknologjisë;
– Muzeu virtual për fëmijë (Mikrofolia)
– Agjencia e Industrisë Kreative prej 2022, ka zhvilluar 21 aktivitete me rreth 13,000 pjesëmarrës.