Kryebashkiaku Erion Veliaj është pritur në një takim të veçantë në Londër nga kryetari i Bashkisë, Sadik Khan.

Në postimin e tij në “Twitter”, Veliaj thekson se është krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në të gjitha fushat e jetës në Londër. Vitin e ardhshëm Veliaj ka ftuar homologun e tij britanik Sadik Khan të vizitojë Tiranën e cila do të jetë dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Kënaqësi e veçantë të takoja Sadiq Khan – një mentor dhe mik i vjetër! Jam shumë krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në arsim, biznes, sport dhe kulturë. Londra është vërtet një qytet i hapur dhe progresiv. Pres me padurim vizitën e Kryetarit të Bashkisë së Londrës në Tiranë për “EuropeanYouth Capital2022”, shkruan Veliaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";