Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim të veçantë me anëtarët e delegacionit të lartë të Kongresit amerikan.

 

Përmes një postimi në twitter, Veliaj shkruan se është i lumtur që administrata e qytetit ishte në ndihmë të miqve afganë që në ditët e para të mbërritjes së tyre në Tiranë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kënaqësi të takoja përfaqësuesit e delegacionit të Kongresit Amerikan, Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner, që vizituan dje Bashkinë e Tiranës. I lumtur që administrata e qytetit tonë u erdhi në ndihmë miqve tanë afganë, që në ditët e para të mbërritjes së tyre në Tiranë. Është më e pakta që mund bënim, dikur ne ishim si ata”, shkruan Veliaj.

 

Delegacioni i lartë shoqërohej në këtë takim nga zv. Ambasadori amerikan, Demian Smith.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";