Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Barcelonës, Jaume Collboni.

 

Dy homologët vlerësuan rëndësinë e organizimit të bashkiakëve të Europës, për të pasur një zë më të fuqishëm në institucionet e BE-së për financat e qeverisjes vendore dhe decentralizimin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I lumtur të takoja mikun tim, kryebashkiakun e Barcelonës, Jaume Collboni. Ai është duke bërë një punë fantastike për të mbledhur bashkiakët e Europës, për të pasur një zë më të fuqishëm në institucionet e BE-së për financat e qeverisjes vendore dhe decentralizimin. Ashtu siç thotë motoja e Barçës, BE mund të jetë “më shumë se një klub”. Deklarata e Kryebashkiakut të Barcelonës është një platformë e shkëlqyer për të nisur një aksion të tillë dhe zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian janë çelësi! PS. Meqë ra fjala, mes Tiranës dhe Barcelonës ka fluturime ditore – ejani të vizitoni anën tjetër të Mesdheut”, shkruan Veliaj.