Në samitin e Kryetarëve të Bashkive që po mbahet në Barcelonë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim dhe me Beppe Salan, kryebashkiakun ikonë të Milanos, me të cilin diskutoi mbi projektet e përbashkëta, arsimin, ekonominë dhe turizmin.
“U takova me Beppe Salan, kryebashkiakun ikonë të Milanos, në një kohë kur qytetet tona janë më afër se kurrë në euro-projektet e përbashkëta, arsimin, ekonominë dhe turizmin. Fakt interesant: Pas Romës dhe Milanos, Tirana është qyteti i tretë më i lidhur me Italinë, me pothuajse 50 fluturime në ditë nga Siçilia në Lombardi.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Faleminderit Ajuntament de BCN, për një tjetër ekspozitë të mrekullueshme, dhe kryebashkiakut Jaume Collboni, për një Samit produktiv të Kryetarëve të Bashkive”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.