Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është takuar në SHBA me Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se ndihet krenar që tashmë një nga rrugët e këtij qyteti mban emrin “Fan Noli”, ndërsa shumë shpejt një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“I lumtur të takoja një mik të mirë, kryebashkiakun energjik të Nju Jorkut, Mayor Eric Adams!
Nju Jorku është një qytet ku kam jetuar dhe e dua fort – është shtëpia e shumë shqiptarëve të suksesshëm.
Jam krenar që njëra nga rrugët e qytetit mban emrin “Fan Noli”, e tepër i emocionuar që një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu” – shenjë e vërtetë e lidhjes sonë të veçantë”, shkruan Veliaj.