Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar 8 dhjetorin. Përmes një video të veçantë nga Tirana e mbushur plot me aktivitete rinore, Veliaj nënvizon rëndësinë e kësaj dite që i dedikohet vetëm të rinjve e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë.

 

“MIRËMËNGJES dhe me ditën që mbetet e re çdo vit, 8 dhjetori që i dedikohet vetëm të rinjve, e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, ju uroj një pushim të këndshëm sot”, shkruan Veliaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

8 dhjetori përkujtohet dhe festohet si festë kombëtare, në nder të gjithë studenteve të Dhjetorit më 1990, të cilët së bashku me pedagogët e Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike që solli lindjen e demokracisë.