“Mirënjohja e qytetit të Tiranës” këtë herë shkon për tre akademikë të njohur në fushën e drejtësisë. Prof. Dr. Luan Omari, Prof. Dr. Ismet Elezi dhe juristi Niazi Jaho, janë vlerësuar nga kryetari i bashkisë, për kontributin e shquar akademik në pasurimin e mendimit juridik, në fushën e kërkimit shkencor si dhe në çështjet kushtetuese e shtetit të së drejtës.
ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE SE TIRANES
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Shumë faleminderit Niazi Jahos, Luan Omarit dhe Ismet Elezit për tre shekuj kontribut – janë thuajse 300 vite angazhim në shërbim të komunitetit dhe vendit tonë. Është bekim i madh që ju kemi mes nesh dhe një mundësi e jashtëzakonshme që, secili prej nesh t’jua shprehë në sy mirënjohjen dhe falenderimin.”
Akademikët e konsideruan titullin e marrë si një vlerësim të merituar por edhe tregues të përgjegjësisë që mbartin për të përccuar edhe më tek kontribut dhe vlera.
PROF. DR. LUAN OMARI
“E falenderoj dhe i shpreh mirënjohjen që ka zgjedhur tre persona, të cilët janë shokë dhe miq shekullorë, punëtorë të orës së parë në drejtësi, me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, ndershmërisë, të ndërgjegjes kombëtare dhe të aftësisë profesionale, duke dhënë kontributin maksimal për drejtësinë tonë”.
PROF. DR. ISMET ELEZI
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Ju faleminderit për këtë pritje dhe këtë peshqesh shumë të bukur. I falenderoj të gjithë kolegët e mi që janë këtu dhe shpresoj të kemi ende fuqi që të japim diçka për këtë vend të bukur që trashëgojmë”.
Tre akademikët e njohur u vlerësuan me titullin “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës” edhe për punën e tyre në zhvillimin e arsimit të lartë juridik, përgatitjen e shumë brezave të juristëve dhe profesionistëve të rinj si dhe reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
