Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për krizën energjitike që pritet të prekë vendin, ka ardhur reagimi i parë nga opozita.

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar në një postim në rrjetet sociale ka ironizuar teksa shkruan “Ta gëzojmë mandatin historik, fajin e ka Saliu”.

“Pas rritjes se çmimit te bukes e te ushqimeve, pas rritjes se çmimit te gazit dhe karburanteve, ja dhe sihariqi me i fundit, rritje“marramendese” e çmimit te energjise elektrike. Ta gezojme “mandatin historik” te Edvinit ! E se mos harroj : “ Fajin e ka Saliu”, shkruan Paloka.

Pak minuta më parë në një konferencë të jashtëzakonshme kryeministri Edi Rama deklaroi se një krizë energjitike sapo ka filluar. Rama tha se kjo fatkeqësi e re ka sjellë një rritje të jashtëzakonshme të çmimeve e jo vetëm të karburanteve, gazit, karbonit e naftës, por edhe mallrave të konsumit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se kjo është një fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë e manovra tregtare, një tjetër sfidë e rëndë për vendin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";