Ditën e sotme, gjykata rrëzoi paditë që kërkonin pezullimin e prishjes së pallateve të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 në Kombinat, duke lënë në fuqi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe lejuar vijimin e punës për transformimin e zonës.

 

Ndonëse pallatet në fjalë ishin të dëmtuara shumë rëndë, paditësi kërkonte pezullimin e punimeve nga ana e Bashkisë dhe anulimin e vendimit për demolimin e tyre, pretendim që u rrëzua sot nga gjykata.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot gjykata është shprehur qartë se vendimi i Bashkisë së Tiranës për prishjen e godinave është i drejtë, pasi ato janë të dëmtuara mbi 70% të vlerës dhe sipas ligjit në fuqi, nëse një godinë është e dëmtuar në mbi 70% të vlerës së saj, ajo duhet prishur dhe rindërtuar, për shkak se paraqet rrezik të lartë për jetën e qytetarëve.